Rreth FMNR
Çfarëështë FMNR?
FMNR qëndron për Rigjenerim Natyror të Menaxhuar nga Fermeri.
FMNR ka të bëjë me rikthimin e bimësisë së humbur për nevojat e njeriut, kafshëve dhe mjedisit.
Është një metodë unike e krasitjes së pemëve që është përdorur në Afrikë në të paktën 24 vende në 30 vitet e fundit. Teknika fillimisht filloi në vendin e Nigerit dhe që atëherë ka ndihmuar në rigjenerimin e miliona hektarëve tokë, kryesisht në Afrikë, një vend i prekur rëndë nga shkretëtirëzimi. Kjo teknikë e lirë dhe e lehtë për t’u zbatuar përfshin krasitjen e trungjeve ekzistuese të pemëve dhe pemëve të rrëzuara në mënyrë që të ndihmojë njerëzit të rrisin produktivitetin e të korrave,
mbajtjen e ujit në toka, mbrojtjen dhe tërheqjen e zogjve dhe
insekteve, dhe në përgjithësi përmirëson shëndetin e tokës.
- Fondacioni Feeding Albania
Titulli i Projektit
Prezantimi i Metodës FMNR në Frenimin e Shpyllëzimit dhe Degradimit të Tokave në Shqipëri
Objektivat e Projektit
Feeding Albania po ofron demonstrime dhe trajnime të FMNR-së në së paku 5 fshatra në bashkëpunim me 5 OJF, si dhe po trajnon 5 vullnetarë dhe fermerë.
Trainimi
- Trajnim në vende të ndryshëm me teknikat specifike të krasitjes së pemëve
- Material studimor dhe kërkim në zyrë
- Praktikë dhe zbatim i teknikës nës shumë zona nëpër Shqipëri.
